EGJIPT

Tridhjetë burra kanë marrë dënime nga 10 deri në burgim të përjetshëm, për shkak të planifikimit të një komploti vetëvrasës terrorist në një kishë në qytetin e Aleksandrisë. Autoritetet lajmëruan se 30 shtetasit kanë thënë se janë përkrahës të ideve të ISIS.

Ata madje kanë pranuar se kanë bërë trajnime në Egjipt dhe jashtë vendit për të kryer sulme terrori. Dënimet e dhëna ishin shembullore, për shkak edhe të persekutimit në vijim të komunitetit të krishterë në Egjipt, si dhe faktit se ndaj këtij minoriteti janë bërë një sërë sulmesh. Dhjetë vetë u dënuan në mungesë., shkruan “Euronews”.

Sulmi në kishë nuk ndodhi.  ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse në kishat në Aleksandri dhe Tantë në prill 2017, që la 45 të vdekur. Të pandehurit u akuzuan gjithashtu për planifikimin e bombardimit të një dyqani të pijeve në qytetin Damietta të Mesdheut, duke u bashkuar me një grup të paligjshëm dhe posedimin e armëve dhe eksplozivëve.

Tetëmbëdhjetë të pandehur janë dënuar me burg përjetë, që në Egjipt kthehet edhe në 25 vjet burgim, 8 morën 15 vjet burgim, 4 u dënuan me 10 vjet heqje lirie, tha kreu i Gjykatës Penale të Aleksandrisë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: