EGJIPT-Pak orë pas vrasjes së tre gjykatësve, autoritetet egjiptiane ekzukutuan dënimet me vdekje për gjashtë persona të akuzuar si pjesë e një celule terroriste të lidhur me ISIS-in, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA.

Mes akuzave ishin ato të një sulmi kundër një automjeti ushtarak, ku mbetën të vrarë dy zyrtarë, si edhe sulme kundër anijeve që kalonin në Kanalin e Suezit.

Prokuroria egjiptiane kishte akuzuar gjashtë personat si pjesëtarë të grupit kryesor xhiahdist egjiptian ”Partizanët e Jeruzalemit”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: