KAJRO

Rrezet e diellit ndriçuan fytyrën e statujës së faraonit të lashtë egjiptian Ramses II, një fenomen diellor i cili zgjat për 20 minuta dhe që ndodh dy herë në vit në tempullin Abu Simbel, i vendosur në qytetin egjiptian të Aswanit.

Çdo 22 shkurt dhe 22 nëntor, dielli përshkon hyrjen e tempullit, duke lëshuar rrezet e tij mbi fytyrat e statujës së faraonit dhe shokëve të tij.

Fenomeni, i cili ndodh më datën 22, dy herë në vit, përkon me kohën e mbjelljeve dhe korrjeve në Egjipt.

Faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit, Ramsesi II sundoi me perandorinë egjiptiane në periudhën mes viteve 1279 dhe 1213 para erës sonë.

Ky fenomen diellor, për herë të parë u zbulua në kohërat moderne, më saktësisht në vitin 1874 nga eksploruesja angleze Emilia Edwards, një dukuri të cilën e regjistroi në librin e saj të botuar “A Thousand Miles Above the Nile”./ATSH-AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb