Autoriteti Egjiptian i Antikiteteve ka njoftuar se është gjetur një qytet antik 3.000 vjeçar.

Sipas autoritetit, qyteti antik besohet të jetë themeluar nga mbreti Amenhotep III dhe ishte qyteti më i madh administrativ dhe industrial në Luksor gjatë epokës perandorake egjiptiane.

Gjatë gërmimeve janë gjetur objekte të përdorura në jetën e përditshme.

Zbulimi i qytetit besohet të jetë gjetja e dytë më e rëndësishme arkeologjike pas varrit të Tutankamunit/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb