KAJRO-Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 14 drejtues të ”Vëllazërisë myslimane”, përfshirë liderin suprem, Mohamed Badie, njoftoi media zyrtare dhe avokatë pjesëmarrës në proces.

”Katërmbëdhjetë drejtues të vëllazërisë, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit”, thanë burimet e sipërcituara.

Gjykata e Gizehut, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naji Chehata, vendosi të informojë për vendimin e saj myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe nga ligji”, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb