Një ngjarje e rëndë në ndodhur në një resort turistik në Egjipt.

Fatale kanë rezultuar pushimet për turisten 68-vjeçare e cila është sulmuar nga një peshkaqen teksa notonte. Gruaja austriake ka qenë duke notuar dhe nuk e ka kuptuar që po i afrohej një peshkaqen dhe në momentin kur e ka parë është munduar të shpëtonte por pa asnjë rezultat. Kjo ngjarje ka tmerruar njerëzit aty pranë, ndërsa disa prej të cilëve treguan se peshkaqeni i preu krahun dhe këmbën.

Si pasojë e sulmit ndërroi jetë pa më vonë ndërsa po transportohej në spital.

Autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën përreth për tre ditë nga frika e rishfaqjes së peshkaqenëve në këto ujëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb