EGJIPT-Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë myslimane”, Mohamed Badie si edhe të 11 personave të tjerë të akuzuar për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e atentateve.

Ndërkohë, edhe dy islamikë të tjerë janë dënuar me vdekje, shtuar këtu 23 të tjerë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë një egjiptiano-amerikan, Mohamed Soltan, i arrestuar në gusht 2013 dhe aktualisht në grevë urie.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: