Mohemed Salah ka “pushtuar” Premier League me magjinë e tij duke u shndërruar në një idhull për shumë tifozë dhe mbi të gjitha duke u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit për momentin.

Të entuziazmuar për ecurinë e mëngjarashit janë edhe bashkëkombasit e tij, të cilët së fundmi kanë mundësinë të përfitojnë telefonata falas pas çdo goli të Salah.

Kompania ‘Vodafone’ në Egjipt e ka bërë futbollistin imazhin e kompanisë, për të cilin ka promovuar edhe një superofertë. Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e ‘Vodafone’ Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas, aq sa numri në fanellën e sulmuesit.

Duke parë ritmet e golave të egjiptianit me Liverpool-in, ku 4 i realizoi vetëm në ndeshjen e fundit, drejtuesit e kompanisë duhet t’i kenë bërë mirë llogaritë pasi ‘falimentimi’ mund të jetë afër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: