Në Egjipt me rastin e Kurban Bajramit dhe 69-vjetorit të Revolucionit më 23 korrik, është shpallur amnisti duke u liruar 2.075 të burgosur.

Gazeta shtetërore “Ahram” shkruan se amnistia, e cila përfshin 2.075 të burgosur, u njoftua nga Presidenca e Egjiptit.

Nuk u dha më shumë informacion në lidhje me detajet e amnistisë, të shpallur me rastin e Kurban Bajramit dhe 69-vjetorit të Revolucionit më 23 korrik.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb