EGJIPT– Të paktën 26 persona janë vrarë nga një seri sulmesh me bomba nga militantët islamikë në veri të gadishullit të Sinait.

Një makinë bombë shpërtheu pranë një baze ushtarake duke vrarë disa ushtarë, ndërsa sulmet e tjera ndodhën në qytetin Sheik Zuwayid dhe qytetin e Rafah, në kufi me Gazën.

Grupi militant Ansar Beit el-Makdis, të cilët zotohen për besnikëri ndaj Shtetit Islam ka marrë përgjegjësinë e sulmeve.

Kryengritësit kanë intensifikuar sulmet që nga rrëzimi i ish presidentit Mohammed Morsi në vitin 2013.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: