EGJIPT

Një autobus me turistë ka shpërthyer  pranë piramidës së Gizës në Kajro. Mediat vendase raportojnë për të paktën dy viktima. Mendohet se dy turistë vietnamezë kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë të plagosur. Sipas Sky News Arabia, shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Mësohet se mesin e të lënduarve janë edhe dy egjiptianë, përfshirë këtu edhe shoferin e autobusit.  Ende nuk dihet nëse pas sulmit fshihet një organizatë. Në të kaluarën, militantët islamikë kanë patur shënjestër turistët, raporton BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb