Kuvendi i Egjiptit ka miratuar vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili zbatohet mbi 4 vjet në vend.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, gjendja e jashtëzakonshme e zgjatur për të 17-ën herë do të jetë në fuqi 3 muaj duke filluar nga 24 korriku.

Në prill të vitit 2017 në qytetet Aleksandria dhe Tanta të Egjiptit, organizata terroriste DEASH kreu sulm me bombë ku humbën jetën 45 persona ndërsa ishin plagosur 125 të tjerë.

Pas sulmeve në fjalë presidenti i vendit, Abdel Fattah el-Sisi, kishte njoftuar një gjendje e jashtëzakonshme për 3 muaj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb