Një studiues dhe aktivist egjiptian është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Kajros pas ardhjes së tij nga Italia.

Patrick George Zaki, 27 vjeç, kishte qenë në Bolonjë që nga gushti i vitit 2019 me studime dhe ishte kthyer në kryeqytetin e Egjiptit për një vizitë të shkurtër familjare.

Zaki, i cili punon si studiues i të drejtave të njeriut, u mor në paraburgim në aeroport dhe u zhduk për 24 orë.

Juristët e Zakit thanë se ai u rrah, iu nënshtrua goditjeve elektrike, u kërcënua dhe u pyet për punën dhe aktivizmin e tij para se të paraqitej në një zyrë të prokurorisë publike në qytetin e tij të lindjes, qytetin e Nilit Delta të Mansoura, të shtunën.

Prokurorët e urdhëruan atë që të qëndrojë në paraburgim për 15 ditë në pritje të hetimeve për një mori të tërë akuzash, duke përfshirë botimin e lajmeve të rreme, nxitjen e protestave pa leje dhe thirrjen që shteti të rrëzohej.

Pohime të tjera përfshinin menaxhimin e një llogarie në mediat sociale që synon të minojë rendin shoqëror dhe sigurinë publike, dhe nxitjen për të kryer dhunë dhe krime terroriste.

“EIPR kërkon lirimin e menjëhershëm të Patrick George Zaki dhe  të ndalohet arbitrariteti ndaj tij profesionistëve të tjerë të të drejtave të njeriut, anëtarëve të grupeve të shoqërisë civile dhe gazetarëve,” tha grupi në një deklaratë të botuar në faqen e internetit.

Ministria e Brendshme, e cila mbikëqyr policinë e Egjiptit, tha në një deklaratë të shkurtër të dielën se Zaki po mbahej me urdhër të prokurorisë, i cili e urdhëroi atë të qëndronte në paraburgim në pritje të një hetimi.

 

(A.Ago BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb