Egjipti ka nisur drejt pikës kufitare Rafah karvanin me ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës së bllokuar.

Agjencia zyrtare e Egjiptit, MENA, njoftoi se ndihmat janë dërguar me urdhër të presidentit, Abdel Fattah el-Sisi, në kuadër të koordinimit me palestinezët në Gaza.

Në lajm nuk u bë e ditur se kur do të mbërrijnë ndihmat në Gaza dhe përmbajtjen e tyre.

Situata në Rripin e Gazës që është duke u sulmuar nga ajri dhe toka nga Izraeli që nga 10 maji, po përkeqësohet edhe më tej.

Në sulmet izraelite deri më tani humbën jetën 197 palestinezë, prej të cilëve 58 fëmijë dhe 34 gra ndërsa u plagosën 1.235 të tjerë. Ndërkohë janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb