Egjipti dhe Katari kanë marrë vendim të rihapin në mënyrë reciproke sërish ambasadat e tyre.

Sipas lajmit në agjencinë ruse të lajmeve Tass, thuhet se delegacionet diplomatike të Egjiptit dhe Katarit kanë marrë një sërë vendimesh në takimin e zhvilluar në Kuvajt.

Në takim u mor vendimi për rihapjen e ambasadave në mënyrë të ndërsjellë mes dy vendeve thuhet në deklaratë, në të cilën bëhet e ditur se deri në hapjen e ambasadave procesi diplomatik do të vazhdojë në nivelin e të ngarkuarit me punë.

Në lajm thuhet se diplomacia egjiptiane ka përmbushur premtimet e tyre që kanë dhënë për ri-normalizimin e marrëdhënieve me Katarin.

Më tej theksohet se diplomatët egjiptianë vazhdojnë punimet për sigurimin e disa pikave që qeveria e Kajros ka vendosur si kusht për rindërtimin e marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me 18 janar qeveria e Egjiptit hapi hapësirën ajrore të saj për avionët e Katarit. Në Samitin e 41-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që u zhvillua me 5 janar në qytetin Al-Ula të Arabisë Saudite, vendet që zbatonin embargo ndaj Katarit morën vendim për heqjen e embargos dhe rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike me Doha-n.

Me 5 qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar për “mbështetje ndaj gupeve të terrorizmit” dhe zbatuan embargo ekonomike ndaj këtij vendi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb