Egjipti për tri ditë ka hapur vendkalimin kufitar Rafah me Rripin e Gazës, bëri të ditur sot ambasada palestineze në Kajro.

Terminali do të mbetet i hapur në të dy drejtimet për të lejuar udhëtarët palestinezë të largohen dhe ata të bllokuar të kthehen në Gaza, tha ambasada në një deklaratë.

Kalimi u mbyll në mes të marsit si pjesë e përpjekjes për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Më pas u rihap në mënyrë të jashtëzakonshme për të lejuar palestinezët e bllokuar të kthehen në territor.

Palestinezët që kthehen në enklavën bregdetare karantohen për 21 ditë si masë paraprake.

Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, 81 raste të viruseve janë regjistruar në Gaza, 71 prej të cilave janë shëruar, ndërsa është konfirmuar vetëm një vdekje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb