Egjipti të hënën ndaloi zyrtarët dhe studentët e pavaksinuar kundër Covid-19 nga zyrat dhe universitetet qeveritare, nëse nuk tregojnë një test negativ PCR.

Zyrtarët që nuk kanë bërë një  vaksinë duhet të tregojnë një test PCR, i cili është jashtëzakonisht i shtrenjtë në Egjipt, “çdo tre ditë për të hyrë në vendin e tyre të punës”, tha ministria e turizmit dhe antikiteteve pasi u lëshua një urdhër qeveritar.

Të njëjtat rregulla do të zbatohendhe  për studentët për të hyrë në universitete, tha gazeta shtetërore Al-Ahram.

Kombi i Afrikës së Veriut tha se kufizimet do të nisin nga 1 dhjetori .

Rreth 40 milionë e popullisisë prej 102 milionëshe kanë marrë të paktën një dozë vaksine, sipas ministrit në detyrë të shëndetësisë Khaled Abdel Ghaffar.

Vetëm 14 milionë kanë marrë dy dozat e plota.

Egjipti ka regjistruar zyrtarisht pothuajse 400,000 raste të infektimit me koronavirus, përfshirë 19,499 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb