Xhaxhai i Eglantina Bucit, Bashkim Buci ka depozituar në Policinë e Tiranës një kërkesë për të marrë eshtrat e mbesës së tij dhe për t’i bërë varrimin. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Buci është paraqitur në polici, ku ka shprehur interesimin e tij. Mësohet se eshtrat nuk i janë dorëzuar familjes, pasi hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë, që pritet një urdhër nga prokurori i çështjes. Kujtojmë se 23-vjeçarja u vra 8 vite më parë dhe eshtrat e saj u gjetën të groposura në Malin me Gropa, krim për të cilin akuzohen babai i saj dhe vëllai, Shkëlzen Buci.

Ky i fundit dje në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Dorjana Bezat mohoi kategorikisht që të jetë autor i krimit, ndërsa theksoi se nuk kishte ngritur kurrë dorë ndaj së motrës. Madje ai tha se nuk dinte të qëllonte me armë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: