Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja që ul siparin e javës së tetë të Kategorisë Superiore, Egnatia-Vllaznia në stadiumin “Arena Egnatia”. Kjo është sfida e tretë radhazi pa fitore për të dy ekipet që shpërdorojnë mundësinë e kthesës.

Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 15′ me anë të Besar Isenit i cili me një “silurë” jashtë zone ka shënuar një supergol duke dërguar peshë tifozerinë rrogozhinase.

Në fundin e pjesës së dytë, Liridon Latifi ka fituar një penallti pas një kontakti që kishte me portierin Bruno Puja, dhe në minutën e 45′ ishte pikërisht Latifi i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metrave.

Me këtë barazim skuadra e Egnatias renditet në vendin e 6 në kuotën e 10 pikëve, po aq sa dhe Vllaznia e cila klasifikohet në vendin e 5-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb