Egnatia godet me afrimin më të fundit në merkato. Klubi rrogozhinas prezantoi ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Hysen Memolla. Futbollisti kavajas ka luajtur në disa liga në Evropë, në Kroaci, Slloveni, Finlandë, Hungari, por edhe në futbollin italian, kryesisht në Serie B dhe C.

Memolla është aktivizuar në 6 ndeshje me ekipin kombëtar, por prej 2 vitesh nuk është grumbulluar më. Mbrojtësi më i ri është bashkuar me ekipin dhe nuk është çudi që të aktivizohet që në ndeshjen e Kupës që Egnatia ka ndaj Skënderbeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb