Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 i është rikthyer çështjes së vaksinës së COVID-19 dhe sulmeve që Rama ditë më parë i drejtoi BE, duke përfshirë Francën.

Burimi thotë se Franca, BE ashtu si Shqipëria janë ‘viktima’, pasi tek të gjitha këto nuk po vijnë dozat e duhura të vaksinës.

Ai nga ana tjetër zbulon se sot BE vendosi kontrollin e eksporteve të vaksinës, për shkak se dyshon se kompanitë farmaceutike po ia shesin më shtrenjt vaksinën vendeve të varfëra, duke mos iu përmbajtur marrëveshjes së dhjetorit me BE, në rastin e AstraZeneca.

Burimi thtoë se Rama duhet të kërkojë falje pasi u tregua qesharak dhe bëri një akuzë trashanike të rëndë, kurse për Europën thekson se u tregua naive për pjesën e kontratës me kompanitë farmaceutike duke tentuar të marrë vaksinat më lirë, por tani përballet me problemin e rritjes së çmimit dhe mungesës së ardhjes së dërgesave.

 

”Sigurisht, në radhë të parë bashkë me ju të konstatojmë se sa qesharak u tregua Rama kur sulmoi Francën, duke thënë se mban vaksina kot dhe nuk ia jap Ballkanit Perëndimor.

Franca jo vetëm s’ka vaksina, është viktimë e mosardhjes së dozave të duhura të vaksinës. Rama të kërkojë falje, akuzë trashanike të rëndë.

Ajo që po ndodh është që Europa është naive. Vendet si Shqipëria, që i thotë mund të jetë dhe afrikan. I thotë AstraZenecas apo Pfizer, Moderna-s, 1.76 euro e ka AstraZeneca, çfarë problemi ka Shqipëria t’i thotë ma jep mua me 5 euro.

Pra vende të varfëra, arrijnë sot të negociojnë në kurriz të Europës.

Po kuptojnë që në dhjetor çmimi ishte më i ulur, kurse tani u rrit, dhe AstraZenca nxjerr këto budallallëqe dhe BE detyrohet të bëjë kontrolle, është problem prodhimi apo kompanitë po ua shesin vendeve të varfëra më shtrenjt. Është utopi.

Ky është kapitalizmi, xhungël. Europa u tregua shumë naive. Sot vaksina funksionon, imagjinoni mos funksiononte. Sikur Europa t’i blinte më shtrenjt pa qenë efikase vaksina. Në këtë kuptim Shqipëria u tregua gafanjoze, dhe i thotë Europës ashtu, por Europa është viktimë si Shqipëria. Shqiptarët po e hajnë? Jo. 2-3 milion vaksina të Shqipërisë, kushtojnë më pak sërish se 60-70 milion vaksina të Francës.”- tha Burimi.

(BalkanWeb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb