“Egypt Station” është udhëtimi i ri muzikor i Paul McCartney. Albumi i tij i ri, i shtatëmbëdhjeti si solist, vjen në 7 shtator, pas suksesit të mëparshmit “New”, që në vitin 2013 ka kryesuar në klasifikimet ndërkombëtare.

I paraprirë nga dy këngë të sapo publikuara , “I Do not Know” e “Come On To Me”, albumi u regjistrua mes Los Angeles, Londër, Sussex dhe u prodhua nga Greg Kurstin (Adele, Beck, Foo Fighters).

Albumi e ka marrë emrin nga një prej pikturave të Sir Paul. Për titullin enigmatik të albumit që pritet të dalë, vetë ish-Beatle thotë: “Më pëlqenin fjalët “Egypt Station”. Më kujtonin llojin e albumit që ne zakonisht bënim, “Egypt Station”, nis nga stacioni i këngës së parë dhe pastaj çdo këngë është një stacion i ndryshëm. Çdo këngë është ndërtuar rreth këtij koncepti, e konsideroj si një vend ëndërr nga i cili përhapet muzika “.

Mes “New” dhe këtij disku, Macca ka bashkëpunuar me Kanye West në shumë këngë (“Only One”, “FourFiveSeconds” e “All Day”) dhe ka punuar me Foo Fighters dhe ish ortakun Ringo Starr. Ka ripublikuar gjithashtu disa disqeve të mëparshme, mes të cilëve “Flowers in the Dirt”, “Tug of War” dhe “Thrillington”.
paul1

paul2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: