Që pas daljes ngs “Big Brother Vip”, duket se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë marrë dhuratën e parë të bebit të tyre.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatorja nëpërmjet një InstaStory, ku tregon se dhurata është bërë nga një suportuese e tyre e cila jeton jashtë Shqipërisë. Sipas Einxhel, ajo ishte inspiruar nga një bisedë që ish-banorja ka bërë me partnerin e saj kur sapo ishin lidhur.

“Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një fanse e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur.

Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”- shkroi Einxhel krahas fotos, ku shihen një palë këpucë për bebe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Einxhel dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” ku dolën si çift. Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: