TIRANE

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, tashmë ata janë dhe në pritje të një djali. Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike teksa ka kujtuar takimin e parë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBVIP”.

Einxhel ndau mendjekësit momentin ku Dj Dagz dhe Pm iu bashkuan shtëpisë, fiks një vit më parë. “Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”- shkroi Einxhel krahas videos.

Kujtojmë se disa ditë më parë Einxhel Shkira ishte live në kanalin e saj Youtube, ku foli rreth eksperiencës së saj në BBV1.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: