Einxhel Shkira ka publikuar një foto të Fjoralba Ponarit me të dashurin e saj. Në foto çifti duken shumë të dashuruar dhe të lumtur krah njëri-tjetrin.

Moderatorja ka shkruar edhe pak fjalë për ta, duke nisur me kërkesën për falje ndaj koleges së saj. “Më fal Fjor. E di që asaj nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën personale, por më lejoni t’ju them që nëse pas një mashkulli të suksesshëm është një grua e zgjuar, pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues, që gëzon për arritjet e tua dhe të lejon të manifestosh dëshirat e tua pa u trembur se mos e humbasësh… apo të ndihet inferior prej suksesit tënd. Ai është telefonata e parë kur ajo merr një lajm të mirë ose të keq. Femrat e forta janë të dashuruara nga meshkuj të fortë”, ka shkruar Einxhel për kolegen e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: