Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah, pas lëndimit që pësoi mbrëmjen e kaluar teksa po argëtohej me banorët e tjerë të “Big brother Vip”. Operacioni është realizuar te Spitali Hygeia.

Einxhel ka folur mbrëmjen e sotme për lëndimin që pësoi gjatë lojës në shtëpi dhe se banorët e morën si shaka. Ajo tha se ndihet mirë tashmë, por nuk munguan as përshkrimet për emocionet e banorëve të tjerë të shtëpisë.

“Kur doktori më tha që do të më vendoste allci it hash është lajm i bukur për Donaldin sepse mezi pret t’i pikturojë. Banorët më kanë dhënë shërbim maksimal në shtëpi. Nuk jam e surprizuar sepse e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë. I kam parë super të trembur kur më kanë parë duke qartë. Edhe pse ato e dinin që s’do bëja dramë të madhe. Ana humane është te ata dhe i falenderoj shumë që janë ashtu siç janë”, tha Einxhel.

Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën apo do ta përfundoj me kaq aventurën e saj në Big Brother VIP.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: