Artisti serbo-kroat Goran Bregoviç ka njoftuar në profilin e tij në FB koncertin që do të mbajë në Korçë në natën e fundit të Festës së Birrës. Poshte fotos ku njoftohet koncerti dhe data e tij, mijëra ndjekës komentojnë, duke kërkuar që artisti të shkojë e të përformojë në vendet e tyre.

Komentet në gjuhë të ndryshme e nga vende të ndryshme e ftojnë artistin të shkojë në Greqi, New Jork, Los Angeles, Francë, Siatëll, Berlin, Rumani, Bullgari, madje edhe në Meksiko e Dubai.

Artisti serbo-kroat do të interpretojë në Korçë më 22 gusht, në natën e fundit të festës së Birrës. Biletat për këtë koncert kanë filluar të shiten dhe prenotohen.

Është hera e dytë që artisti interpreton në Shqipëri, pas koncertit që dha në Pallatin e Kongreseve në vitin 2006.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb