Kavaja hap zyrtarisht sezonin turistik 2020. E bashkë me hapjen e sezonit turistik, sot është prezantuar edhe Kavaja e bukurive turistike që ndodhet aq pranë kryeqytetit dhe pothuaj në qendër të Shqipërisë, duke iu ofruar mundësi për të shijuar ditët e nxehta të gjithë shqiptarëve por edhe turistëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Me një ftesë të hapur për çdo shqiptar e të huaj, duke na njohur me bukuritë e saj natyrore, Kavaja tregon të gjitha kapacitetet e saj turistike për të qenë destinacioni i preferuar i turistëve gjatë kësaj vere.

Nga vija e mrekullueshme bregdetare, resortet gjigande dhe hotelet luksoze, si “Prestige Resort”, pikat turistike kulturore dhe historike, kulinaria e pasur tradicionale dhe moderne deri tek turizmi malor janë pjesë e guidës që do të gjeni në një qytet të vetëm, Kavajë.

Gjatë sezonit të kaluar Kavaja priti numrin më të madh të turistëve vendas dhe të huaj ndërsa me hapjen e kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes pas pandemisë Covid19 sezoni turistik pritet të marrë jetë sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: