Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me emra duke hedhur akuza për një skenar dhe një grup kriminal që duan të prekin votat e qytetarëve në Vlorë. Kreu i Shtetit tha se mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve.

“Ky grup kriminal i prekjes se votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës.
Mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve. Ju më pyesni pse Luan Rama takon qytetarë me kapuçë në kokë në Vlorë, sepse nëse do të jetë i vërtetë ky lajm besoj edhe Luani do të ishte me kapuç. Jam këtu për t’ju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhtarët dhe jam këtu që të mos toleroj prekjen e votës nga askush. Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj.
Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj dhe jo të merret me disa opozitare të shitur. Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave”, tha Meta.

Presidenti Meta i bëri thirrje Damian Gjiknurit për debat. “Eja live ballafaqohemi para vlonjatëve”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: