Shëtitorja e Sarandës në këtë të fundjavë ka ndryshuar shumë pamjen, kjo për festën e çeljes së sezonit turistik me sloganin: Eja në Sarandë! Fundjava dhe moti i mirë kanë bërë që qytetit bregdetar t’i bashkohen edhe një numër turistësh të huaj dhe vendas. Gjatë ditës qytetarët dhe pushuesit shijuan show-n me makinat retro, ku parada e automjeteve Retro çeli serinë e veprimtarive në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit turistik, teksa mbrëmja rezervoi shumë veprimtari të tjera, koncert, ekspozita kulturore e kulinarie.

Në orën 19.30 kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, nga podiumi i ngritur enkas në një nga pikat dominuese të shëtitores çeli zyrtarisht sezonin turistik. Në përshëndetjen e tij kryebashkiaku falënderoi pjesëmarrësit në këtë veprimtari, nga më të përgatiturat dhe më të rëndësishme për qytetin e Sarandës dhe sarandiotët ndërsa mes të tjerave u shpreh: Në këtë verë në Sarandë çdo gjë vjen ndryshe. Kjo shëtitore e rikonstruktuar tërësisht dhe e pajisur me çdo gjë që i duhet një shëtitoreje funksionale është argumenti më i mirë. Njerëzit këtu po. Rruga e re që së shpejti do ta afrojë Sarandën me Tiranën dhe gjithë trevat mbarë shqiptare nga ne presim turistë do të jetë më e shkurtër. Këto dhe shumë ndryshime të tjera për secilin biznes turistik sjell kjo verë në Sarandë. Për stafin e bashkisë dhe për këdo që merret me turizëm vera është punë ndërsa të tjerët e kanë pushime relaksuese, vijoi Gurma. Falënderoj gjithë institucionet e bashkisë dhe biznesin turistik që me punën e tyre bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë që Saranda të mbetet gjithmonë perla e turizmit shqiptar.

“Saranda është e mrekullueshme, Shqipëria është e gjitha e mrekullueshme, nisi përshëndetjen e saj zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, e ftuar në këtë event, por atë që Saranda ofron dhe sot kur ende nuk ka nisur vera e nxehtë, dhe unë besoj dhe shpresoj shumë që Saranda do të vazhdojë të mbetet, edhe shpesh pse shpesh herë kemi thënë mbretëresha e midhjes, pse jo edhe mbretëresha e turizmit në Shqipëri, sidomos e jugut. Pas një punë shumë të mirë të bërë nga bashkia këtu shpresoj që ky sezon do të jetë i mbarë për Sarandën dhe sarandiotët”, tha zv/ ministrja Bello.

I ftuar në këtë event të mirëpërgatitur ishte e merrte pjesë edhe Prefekti i Qarkut, Vlorë, Flamur Mamaj. Saranda këtë vit shpreson për të regjistruar sezonin e saj më të mirë turistik. Harta gjeografike e pushuesve është zgjeruar dhe ardhja e tyre ka ndodhur më herët se vitet e kaluara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb