Holanda do të dërgojë 15 ton pajisje kërkimi në Turqi, pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.7 ballë në këtë shtet, që deri më tani ka shkaktua mbi 1500 viktima.

“Pritet që në fund të pasdites, një aeroplan mallrash me 15 tonë pajisje të rënda shpëtimi dhe furnizime të tjera të niset për në Turqi nga Eindhoven”, tha Ekipi Urban i Kërkimit dhe Shpëtimit në faqen e tij të internetit.

Ndërkohë, nuk dihet se kur do të nisen 65 punonjës të shpëtim kërkimit dhe 8 qen kërkimi.

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra tha më herët se ekipi i kërkim-shpëtimit do të përfshijë “personel policie dhe ushtarake, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës. Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur”, shtoi Hoekstra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb