Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, ka folur ditën e sotme në emisionin “Sport News” të moderatores, Daljana Sejdia në Neës 24, ku është shprehur se Kombëtarja dha maksimumin ndaj Anglisë. Osmani është shprehur se pishmani i vetëm nga ndeshja e sotme është rasti i humbur nga Uzuni.

“Të gjithë e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Anglisë, Ekipi dha maksimumin. Është e lehtë të gjykosh tani. Trajnerët punojnë shumë gjatë gjithë javës. Edhe unë ndonjëherë mendoja, sikur një lojtar të vendosej diku, një tjetër në një vend tjetër.

Pishman sot nga ndeshja më mbeti vetëm ai rast i Uzunit, pasi do ta shikonim Anglinë në një pozitë ndryshe. Do kishim më shumë mundësi për t’i kapur në kundërsulm. Kejn te Goli bëri një lëvizje prej sulmuesi të madh. Nëse do të kishim shënuar me Uzunin, do flisnim ndryshe tani. Seferi nuk është thirrur në Kombëtare, sepse të gjithë sulmuesit e tjerë të Kombëtares ishin në formë të shkëlqyer.”, tha Osmani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb