Southempton do të ndryshojë pronësi. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në Instagram, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.

“Përgjatë këtyre dy viteve kemi kërkuar një investitor të duhur për klubin. Tani kemi gjetur zgjedhjen perfekte. “Sport Republic” janë investitorë me eksperiencë në fushën e futbollit,” u shpreh drejtori i klubit Martin Semens.

Çfarë janë “Sport Republic”? Një kompani me bazë në Londër, e themeluar nga Henric Craft dhe Rasmus Ankersen. Vizioni i tyre është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit.

Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën Lindore. Sa i përket Armando Brojës, ai do të vijojë të jetë pjesë e ekipit në bazë të marrëveshjes në gusht të vitit të kaluar. Sulmuesi shqiptar do të përmbushë huazimin deri më 31 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb