TIRANË- Një ekip basketbollistesh nga Universiteti Tianjin i Financave dhe Ekonomisë vizitoi Universitetin Shqiptar të Sportit, ndërsa të hënën është zhvilluar një ndeshje miqësore në mes të dy universiteteve, që i shërben nxitjes së shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve.

GlobalPost shkruan se deshja u mbajt në kuadër të marrëdhënieve miqësore të dy vendeve. Të pranishëm në lojë ishin drejtuesit e lartë të dy universiteteve.

Përfaqësuesit e Universitetin Tianjin të Financave dhe Ekonomisë theksuan se qëllimi kryesor i kësaj ndeshje miqësore ishte shkëmbimi i kulturave nëpërmjet lojës së sportit.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 96-77 në favor të mysafirëve. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e basketbollit ndërmjet një ekipi shqiptar dhe një ekipi kinez në 30 vite.

Kjo ishte edhe hera e parë që përfaqësuesit e Universitetit kinez vizituan Shqipërinë. Ata ishin në kërkim të për aktivitete të tjera kulturore dhe sportive në kuadër të marrëdhënieve miqësore dhe të shkëmbimeve kulturore. Ata gjithashtu shprehën gatishmërinë dhe kënaqësinë e tyre për një tjetër ndeshje miqësore ndërmjet dy ekipeve në Kinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb