Protagonistët e filmit ‘Shok’ kanë parakaluar në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Regjisori i filmit, britaniku Jamie Donoghue ka thënë se ndihet mjaft i kënaqur dhe optimist, pasi sipas tij Kosova ka talente të mrekullueshëm.

Pas tij ka folur Andi Veseli i cili  ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e filmit të parë kosovar të nominuar për Oscar. “Kjo është shumë e madhe për Kosovën. Është hera e parë që një film nga Kosova është nominuar për Oscar. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu” – janë shprehur protagonistët e filmit ‘Shok’. Ndërkohë producenti Eshref Durmishi ka thënë se para se të kalonin në tapetin e kuq po dëgjonin këngë shqiptare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: