Ekipi i fushatës së kandidatit të republikanëve, Donald Trump, tha se kishte ngritur një proces gjyqësor për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Michigan.

“Ekipi i fushatës së presidentit Trump nuk kishte siguruar qasje kuptimplote në vendet e shumta të numërimit për të vëzhguar hapjen e fletëve të votimit dhe procesin e numërimit siç garantohet me ligj të Michigan. Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Michigan për të ndaluar numërimin derisa të sigurohet qasja kuptimplote”, tha Bill Stepien menaxheri i fushatës.

“Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara, gjatë kohës kur ne nuk kemi pasur qasje”, shtoi ai.

Ndërkohë, kandidati i demokratëve, Joe Biden, ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, megjithëse shumë fletëvotime ende duhet të numërohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: