“Ky ekip kombëtar është një dhuratë për Italinë pas disa muaj vuajtjesh. Është Italia për të cilën kemi ëndërruar”. Kështu u shpreh presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, pas fitores së tretë me radhë të skuadrës së Mancinit.

“Ne kishim një audiencë totale prej 42 milionë njerëz me 62 përqind të aksioneve duke shtuar Rai dhe Sky. Komuniteti ynë i mediave sociale është rritur me gjysmë milioni njerëz me profile të reja në anglisht dhe arabisht” -shton më tej Gravina, pa harruar 48 mijë spektatorë në Olimpico.

“Vetëm një muaj më parë u duk e pamundur dhe në vend të kësaj patëm një rezultat të shkëlqyeshëm me një nivel shumë të lartë sigurie, është një pikë shprese edhe për të ardhmen e vendit” – mbyll Gravina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb