Tre sportistë nga Sudani i Jugut janë mes 29 konkurrentëve të Ekipit Olimpik të Refugjatëve. Ata do të garojnë në Lojërat Verore në Tokio që hapen me 23 korrik. Tegla Laroupe drejton Ekipin Olimpik të Refugjatëve.

“Ekipi ynë nuk do të humbasë rastin për të fituar medalje. Kemi gjithashtu konkurues nga Brazili në sportin e xhudos. Po ashtu kemi një zonjë nga Irani që ka fituar medalje në sportin taekwondo”.

Mes ekipit nga 11 vende ka edhe sportistë nga Afganistani, Eritrea, Kameruni dhe Iraku. Ata do të konkurrojnë në 11 disiplina, që nga noti, boksi e deri tek peshngritja. Rose Nathike Likonyen është refugjate nga Sudani i Jugut.

“Pritshmëritë e mia janë që të gjithë sportistët refugjatë do të përfaqësohen mirë dhe mesazhi i tyre është shpresa për të gjithë refugjatët në mbarë botën, sepse ata përfaqësojnë komunitetin e refugjatëve në botë.”

Ekipi për lojrat e Tokios u zgjodh mes sportistëve refugjatë të mbështetur nga Komiteti Olimpik Ndrëkombëtar përmes një programi bursash. Komitetit thotë se shpreson se ekipi do të tërheqë vëmendjen mbi gjendjen e më shumë se 80 milion njerëzve të zhvendosur në të gjithë botën. Thomas Bach është President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Është një mesazh për të gjithë botën, që të bëhet e vetëdijshme mbi magnitudën e kësaj krize, e cila po rritet çdo ditë. Po ashtu është një mesazh që këta nejrëz të zhvendosur me forcë janë një pasuri për të gjitha shoqëritë tona.”

Sportistët ndajnë të njëjtat pikpamje. Alaa Maso është sportist refugjat nga Siria.

“Duke i treguar botës se refugjatët gjithashtu mund të ëndërrojnë dhe se refugjatët kanë objektiva. Ata u mbijetuan luftërave dhe po jetojnë ëndrrat e tyre.”

Kjo është hera e dytë në histori që sportistët refugjatë po marrin pjesë në Olimpike. Hera e parë ishte në Rio të Brazilit në vitin 2016.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb