Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, i cili po transmetohet live këtë të premte, Elvis Naçi foli për projektet e reja të fondacionit “Firdeus” që drejton.

Ai tha së në projektet e ardhshme është hapja e një qendre për moshën e thyer në qytetin e Shkodrës veçanërisht për ata gjyshe dhe gjyshër që janë të braktisur dhe nuk kanë ngrohtësi familjare, teksa shtoi se fondacioni “Firdeus” e ka këtë grup moshe në fokus pasi u shpërndan ushqime çdo muaj dhe sigurohet që të kenë trajtim dhe kujdes shëndetësor, madje së fundi është kujdesur për gjyshet dhe gjyshërit e qendrës së të moshuarve në Tiranë që të vizitohen nga ekipi i spitalit “Continental”.

Stafi mjekësor i spitalit “Continetal është përgatitur me gjithë mjetet e nevojshme për tu kryer analizat dhe kontrollet e nevojshme mjekësore. Mjekët dhe infermierët ishin tek qendra e të moshuarve ku morën dhe analizat e tyre. Të moshuarve iu morën mostra të gjakut për analizat teksa nga ana e tyre falënderuan stafin e spitalit “Continental”.

Në studion e shqiptarëve Elvisi tha se hapja e qendrës së re për të moshuarit në Shkodër do u japi të pamundurve një mundësi për të kaluar një pleqëri sa më të lehtë . Fondacioni “Firdeus” mbetet i përkushtuar përmes kontributit dhe misionit për t’u gjendur pranë të moshuarve që kanë nevojë sidomos ata që janë të braktisur dhe që jeta nuk është treguar bujare me ta, duke treguar se është një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb