Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e konsideroi një akt të qartë solidariteti të popullit shqiptar ndaj atij italian dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

Manastirliu tha se ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierë u përzgjidh përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe Infermierë për Shqipërinë”, pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar në përballjen me COVID-19.

“Është një akt i qartë i solidaritetit të popullit shqiptar ndaj atij italian. U përqafua menjëhërë nga 30 mjekë dhe infermierë. Ata kishin aplikuar në portalin tonë për vullentarë pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu. Ekipi iu mjekëve dhe infemrierëve shqiptarë është vendosur në spitalin e Brescias në Italinë e veriut, ku pritet të fillojnë punë së shpejti. Gjatë intervistës për TV Klan, Manastirliu ka deklaruar se dy javët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket përhapjes se virusit COVID-19 në vendin tonë.

“Situata e deritanishme reflekton masat e marra në kohë nga qeveria shqiptare. Por përballë një virusi të panjohur është e vështirë të bësh llogaritje të sakta. Rritja e kurbës apo e rasteve do të varet nga vijimi I zbatimit të këtyre masave. Një apo dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb