TIRANE- Ekipi kombëtar i futbollit Shpresa (U-21) ka mbyllur aventurën në turneun miqësor “Antalia Cup”. Në ditën e fundit, skuadra e drejtuar nga Redi Jupi ka zhvilluar ndeshjen kundër Ukrainës, që përfundoi me rezultatin 2-1 për ukrainasit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara në “Limak Arcadia Sport Center”, kombëtarja Shpresa ka arritur një fitore, dy barazime dhe dy humbje. “Antalia Cup” ka nisur ditën e premte më datë 22 janar dhe përfundoi me 30 janar.

NDESHJET E SHQIPËRISE NË “ANTALIA CUP”

Shqipëri – Arabi Saudite 1-1
Shqipëri – Bahrein          1-0
Shqipëri – Azerbajxhan   0-4
Kosovë – Shqipëri           1-1
Ukrainë – Shqipëri          2-1
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: