Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk pati fitues, pasi u mbyll me shifrat 1-1. 90 minutëshi i Botërorit të Katarit prodhoi lojë të kënaqshme, por në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.  I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

Ndeshja- Pritej me interes si ndeshje. Janë dy skuadra ose dy superfuqi në futbollin europian, pavarësisht gjendjes momentale. Pritej një ndeshje me mjaft interes. Ky ishte moment delikat, sidomos pas humbjes në ndeshjen e parë të Gjermanisë. Rezultati ishte më i drejti.

Duhet të jemi realist pasi ka qenë ndeshje e kujdesshme. Pavarësisht kompleksit të lojës, Spanja ishte më mirë se Gjermania. Të dyja skuadrat ishin në ankth pasi ndërlikohej situata.  Çdo gjë është e hapur, nuk është në dorën e Gjermanisë. Kur je në dorë të tjetrit, ndërlikohet situata.

Thashë që pjesa e parë ishte më e kujdesshme. Gjermania nuk është aq e frikshme sa ka qenë. Vazhdon me situatat në miqësore ku ka patur momente negative.

Spanja ka lojtarë të shpejtë. Gjermania nuk është mësuar me këtë lojë. Ai gol i spanjollëve ishte tipik i Moratës. Sulmuesi i gjermanëve i shpëtoi me atë gol të bukur. Ekipi  i Flick duhet të gjejë një qendërsulmues.

Sane-Mbetet i rrezikshëm, edhe pse e humbi një rast. Është një lojtar shumë i rrezikshëm.

Musiala dhe Gavi- Gavi nuk ishte si në ndeshjet e tjera. Ekipet e kishin në kontroll lojën në pjesën e parë. Musiala e ngriti lojën në pjesën e parë. Pastaj ka lojtarë si Pedri që do jetë si Iniesta” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: