Banorët në Hemisferën e Veriut mund të shikojnë sot një eklips diellor që do të përshkojë një brez prej rreth 500 kilometrash nga Kanadaja në Siberi, duke kaluar në Europë ku është vetëm i pjesshëm, por me të njëjtën rrezikshmëri për sytë.

Në kulmin e këtij të ashtuquajturi eklips unazor, tokësorët do të shohin Hënën që rrëshqet ngadalë para Diellit, për ta shndërruar atë për disa minuta në një unazë të hollë shkëlqimi, si një “rreth zjarri” në qiellin e qershorit.

Spektakli i rezervuar për disa banorë të distancave më të larta, që ndodhen pikërisht në bosht, veriperëndim të Kanadasë, në skajin verior të Rusisë, veriperëndim të Groenlandës dhe Polin e Veriut, ku okultimi i diskut diellor do të duket 90%.

Eklipsi unazor do të jetë gjithashtu i dukshëm, por vetëm pjesërisht, në veriperëndim të Amerikës së Veriut, në pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, si dhe një pjesë të Veriut nga Azia.

Sidoqoftë është e domosdoshme të mos shikohet ylli direkt, madje edhe me syze dielli ose përmes një reje, në rrezik të djegies së retinës. Ky është eklipsi i parë unazor i vitit 2021, dhe i gjashtëmbëdhjeti i shekullit XXI. Ky fenomen astronomik ndodh gjatë periudhës së Hënës së Re, kur Toka, Hëna dhe Dielli janë në një linjë të përkryer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: