Eklipsi i hënës është parë dhe në Shqipëri. Një Hënë madhështore që duket shumë pranë tokës. Këto janë imazhet e kapura nga LSA të hënës përmbi Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Eklipsi i Hënës ishte i dukshëm në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka nisur në orën 5:41 minuta, maksimumi i eklipsit ka qenë në 6:12 minuta dhe ka përfunduar në 6:43 minuta.

Super hëna merr emrin pasi hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore. Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë në të kuqerremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës shkruan Corriere.it.

Përveçse është e kuqe Hëna shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht. Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta.

Eklipsi hënor i ardhshëm (i pjesshëm) do të jetë më 16 korrik të 2019 dhe do të shihet edhe në vendin tonë. Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë 20 dhjetor 2029.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb