Kryesuesja e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit, Milva Ekonomi ka zhvilluar një takim me banorë të Niklës në Krujë.

Ajo shoqërohej në këtë takim nga kandidati tjetër i zonës, Rrahman Rrahja, si dhe kryetari i bashkisë Krujë Artur Bushi.

Duke iu drejtuar banorëve, Milva Ekonomi tha se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, pasi ne duhet të ndahemi dhe të dallojmë midis një qeverie që sipas saj, bën punë dhe një qeverie që fle gjumë, një qeverie që sipas saj, mbron jetën dhe një qeverie që rrit infeksionet.

“Ekonomi shtoi tha më tej se: Kur filloi fushata ju e patë si paraqiteshin dy botë të ndryshme, njëra kaos, rrumpallë, rrëmujë dhe mosmbajtje distance, tjetra rregull, kujdes dhe distancë. Para disa ditësh është nënshkruar një traktat që ka lidhje me aktualitetin e shëndetësisë globale, ku 23 vende të tilla si Gjermania, Anglia, Franca dhe midis tyre edhe Shqipëria, kanë rënë dakord që ta luftojnë bashkërisht armikun e përbashkët, Koronavirusin. Milva Ekonomi tha se në sajë të këtij traktati rimëkëmbja nuk do të shihet si diçka individuale, por si një çështje e gjithë vendeve që i preokupon zgjidhja e këtij problemi. Qeveria po bën përpjekje që ekonomia të rimëkëmbet, jeta, familja, sezoni turistik etj, të rifillojnë normalitetin. Objektivi ynë është që në pranverën e vitit 2022, banorët nga 15 vjeç e lart të jenë vaksinuar të gjithë, e mbylli fjalën e saj Milva Ekonomi”, tha Ekonomi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: