Milva Ekonomi, kryesuese e listës së PS për qarkun e Durrësit në takimin me gra dhe vajza të Katundit të ri iu është drejtuar atyre se duke u bashkuar të gjitha për një qëllim mund të arrihen gjëra të mëdha. Duke treguar rastin personal, Ekonomi tha se: “të merresh me politikë, të përfshihesh në një organizatë politike do të thotë se ke qëllimin të merresh me një gjë të mirë, merr dicka të mirë pësipër, merr përsipër gjëra për të ndryshuar. Unë mendoj se kjo gjë është një sfidë më vete dhe unë personalisht e kam pranuar këtë gjë si sfidën time, prandaj po ju them edhe juve, bëheni edhe ju këtë gjë ”. Më tej Ekonomi ka risjellë në kujtesë disa fakte për të bërë të ditur se cfarë ka bërë qeverisja socialiste për barazinë gjinore dhe mbështetjen e gruas. Sipas saj, qeveria shqiptare është e pesta në botë që promovon gruan dhe objektivi është që në parlament të jetë 30 për qind gra dhe vajza.Kjo shifër nuk është arritur ende, por tashmë PS ka vendosur që në listat e kandidatëve për deputetë 30 përqind e tyre janë gra dhe vajza.

Qeverisja socialiste ka bërë disa ndryshime që favorizojnë gruan dhe duke e bërë atë të barabartë me burrin. Në programin e rindërtimit është parashikuar që për shtëpitë që ndërtohen të reja, certifikata e pronësisë të jetë në emër të dy bashkëshortëve, ndihmën ekonomike tashmë e merr gruaja, ndërkohë që bashkitë kanë një fond të posacëm për mbështetjen e grave që kanë iniciativa për biznes, apo kur nisin dicka të re. Këto janë masa lehtësuese që kanë si qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e gruas në shoqëri, -tha kandidatja Milva Ekonomi.

Ekonomi përmedi edhe risitë që po ndodhin në lidhje me të ardhmen e fëmijëve në shkolla, programet inkurajuese për fëmijët me talent në fushën e matematikës apo teknologjisë. Milva Ekonomi përmendi këtu programin “Steam”, një qasje edukative ndaj të mësuarit që përdor shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artet dhe matematikën si pika aksesi për të drejtuar kureshtjen, dialogun dhe mendimin kritik të studentëve. Nxënësit me talent të vecantë në këto fusha do ta shohin që shumë shpejt do krijojnë gjëra të mëdha duke bërë kodime dhe aplikacione të ndryshme që përdoren në smartphone-t që disponon secili nga ne.

Me ritmet që po ecën zhvillimi i teknomogjisë, e ardhmja e punësimit do të jetë me siguri rruga digjitale, – tha Ekonomi dhe ne jemi të sigurt se nxënësit dhe studentët tanë do ta gjejnë veten shumë mirë këtu, pa qenë nevoja të emigrojnë drejt vendeve të tjera.

Aktalisht qeveria shqiptare ka një fond prej 10 milion dollarë në vit për mbështetjen e të talentuarve dhe start-up, (kompanive dhe bizneseve që nisin diska inovative), por ky fond do të rritet vit pas viti. Në mbyllje të fjalës së saj Milva Ekonomi përmendi disa prej investimeve më të mëdha që po bëhen në Durrës, sic janë Eco-parku, i cili do të jetë shumë shpejt një park rekreacioni për qytetin dhe zonat përreth , së bashku me rojekte të tjera, si porti turistik, lagjja e re në Spitallë, etj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: