Deputetja e PS Milva Ekonomi e ftuare në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se PS po punon fort për të përmbushur Reformën Zgjedhore.

Ekonomi theksoi se viti 2021 është shumë afër dhe PS ka punuar e do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ata çështje që i konsideron të drejta dhe në dobi të shqiptarëve.

“I kemi vënë vetes detyrë që të punojmë për Reformën Zgjedhore. Ne duam standardin, jo pjesëmarrjen. Viti 2021 është shumë afër dhe ne duhet të punojmë fort”, tha ajo.

Në lidhje me mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve më 13 tetor, Ekonomi theksoi se PS i përmbahet një Kushtetutshmërie dhe se gjedhjet e rregullta u mbajtën më 30 qershor.

“Ne besojmë shumë te Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Reforma Zgjedhore dhe Kushtetuta janë të rëndësishme për ne. Nëse ne kishim zgjedhje më 30 qershor, kjo erdhi për shkak të Kushtetutës. Për ne deputetët dhe anëtarë të Partisë Socialiste, proceset demokratike përkojnë me ligjshmëri. Fryma jonë e qasja është se 30 qershori ishte një ditë zgjedhjesh. 30 qershori ishte provë e mirë.

Mos harrojmë se z.Berisha ka qeverisur me pak më shumë se 19 përqind të votave të shqiptarëve. PS ka marrë më shumë se 20 përqind të votave. Kjo ndodh sepse jo të gjithë shqiptarët votojnë, por pak më tepër se 50 përqind e shtetasve të Shqipërisë. ne kemi nisur të bëjmë një analizë për votat që nuk kanë vlejtur, por edhe për vota që janë më pak në QV të caktuara”, u shpreh ajo.

Milva Ekonomi vlerësoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e kënaqshme dhe se PS ka bërë analizë të votave të fituara.

“Po, për ne pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme. Në çdo rajon, nga 3 që e kemi ndarë Shqipërinë, kemi rritje votash. Ne e kemi lidhur partinë me atë që do elektorati.

Ne kemi analizat tona. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Kamzë, në Fier, në Shkodër etj. Ne nuk flasim dot fjalën e fundit. Atë e flet Kolegji Zgjedhor. PS ka kërkuar depolitizim të komisionerëve. Ne i kemi dhënë mundësi opozitës që të flasë. Ne edhe opozitës së rrugës i kemi dhënë shans që të flasë”, tha Ekonomi.

Ajo foli edhe për vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë të Durrësit për të mos i dhënë mandatin e kryebashkiakes për Valbona Sakon. Ekonomi tha se zgjedhjet në Durrës ishin të qeta dhe shpreson për një përgjigje pozitive të Apelit.

“Të presim se çfarë do të thotë Apeli. Unë besoj se në Durrës, zgjedhjet kanë qenë të qeta”, deklaroi ajo.

Për Ekonomin, ekonomia në vend ka rritje, por nuk është në nivelin që qeveria kishte parashikuar, ndërsa foli edhe për zhvillimin e turizmit.

Është e vërteta që ekonomia ka rritje, por jo rritje që ne kemi planifikuar. Ne duam të ruajmë parametrat e buxhetit të borxheve. Vendet e rajonit kanë ekonomi të vogël dhe nuk ka konkurrencë. Ne BB na ka thënë se duhet të ulim informalitetin. BB dhe FMN kanë bërë thirrje për kujdes më të madh ekonomik e social në rajon.

Për turizmin, për këtë vit kishim pritshmëri të mëdha. Unë besoj se turizmi do të ketë rritje, ndoshta jo aty ku duam, por do të jetë mirë. Është një sektor shumë ii rëndësishëm ekonomik/. Turizmi është një aortë e ekonomisë së vendit. Jo protestat, por dhuna e treguar në to, ka larguar turistët. Por unë prapë besoj se ky sektor paraqitet pozitiv”, deklaroi Milva Ekonomi, deputete e PS.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb