Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit. Takimi është zhvilluar pranë stadiumit “Niko Dovana” dhe në të kanë marrë pjesë qindra të rinj e të reja. Milva Ekonomi, si kryesuese e listës së PS në këto zgjedhje u shpreh se më kënaq entuziazmi që shoh tek ju, çka do të thotë se ju besoni atë që besojmë edhe ne. Duke iu drejtuar të rinjve, Ekonomi shtoi se: “Ju jeni në fakt mesazherët më të mirë, sepse ju dini të përcillni në çdo njësi, në çdo vend mesazhin tonë, mesazhin tonë të thjeshtë, punën tonë. Këtë ne duam ta jetësojmë së bashku me ju”. Durrësin nuk e kursen aspak tërmeti dhe pandemia, por ne ia dolëm me të dyja këto, u ringritëm, përballuam sfidat e tërmetit me rindërtimin dhe ja ku jemi edhe me vaksinimin, procesi i vaksinimit masiv po ecën shumë mirë, – shtoi me tej Milva Ekonomi. Duke folur për cilësinë e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Ekonomi tha se: “ne kemi një skuadër shumë të mirë, në skuadrën tonë është edhe kryeministri Edi Rama, por ajo që ëhstë më e rëndësishme, është Partia Socialiste, e cila është një forcë politike promotore e mandatit të tretë. Ne kemi filluar të mendojmë për vizionin e ri të Dyurrësit jo tani në fushatën elektorale, por kohë më parë kur ideuam projektet madhore për qarkun tonë, kur ideuam investimet që do të mund të zbatonim këtu në qytet. Me këto investime, Durrësi do të pësojë transformime të mëdha, jo si Vlora, por edhe më shumë se aq. Ne besojmë tek talenti dhe energjia e të rinjve, pasi ata dinë të punojnë me mend dhe dinë ti bëjnë analizat në mënyrë të zgjuar, prandaj dhe unë jam e bindur se ju që jeni sot në këtë takim do të dini ta bani mirë dallimin se cili është ai që e realizon vizionin, prandaj duke besuar fort në këtë gjë, në 25 prill votoni numrin 12, skuadrëne PS që ka energjinë dhe vendosmërinë për ti cuar deri në fund projektet madhore”.

Kandidatja tjetër e PS, Klodiana Spahiu tha në këtë takim se: “Mandati i tretë do jetë mandati i rinis, sepse të gjitha programet dhe politikat që kemi bërë deri tani, janë për mbështetjen e rinisë. Secili nga ju do të ishte një anëtar i denjë i skuadrës tonë që garon në këto zgjedhje dhe ne ju premtojmë se do të jemi këmbëngulës për vazhdimin e projekteve që Edi Rama dhe PS kanë ndërmarrë për Durrësin”. Klodiana Spahiu tha se ajo që themi për fokusin ndaj të rinjve dhe investimin tek talentet, e shohim më së miri tek porti i Durrësit, ku kemi 16 vetë që kanë marrë bursa, ku po bëjnë masterin dhe po mbështeten nga institucioni. Kemi dhënë mbështetje për programet e reja “Start-up” dhe ekselentët që mbarojnë dhe programojnë dicka të re, pasi ne besojmë se vizioni i PS do jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë, në mbështetje të atyre që vendosin të investojnë dhe qëndrojnë këtu”. Falë projekteve që po zbatohen në Durrës, do të rritet punësimi, pasi bëhet fjalë për projekte që nuk i ka pasur kurrë qarku i Durrësit, ndaj mbështetja juaj duhet të jetë shumë e madhe këtë herë, sepse ju brezi që do të shijoni me të vertët këto ndryshime , – than ë mbyllje të fjalës së saj Spahiu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Knadidati që mban numrin 2 në listën e kandidatëve të qarkut Durrës, Alban Xhelili, tha se: “Më vjen shumë mirë që jam mes jush dhe dua t’u them se PS mbështet sipërmarrjen e re dhe atë familjare. PS ka punuar prej kohësh për të zbatuar në praktikë instrumentet që lehtësojnë biznesin sic janë taksimi progresiv dhe zero takssa për biznesin e vogël. Prandaj ne jemi të bindur se vetëm ekipi yne me nr 12, vetëm PS me në krye Edi Ramën ka një program të qartë për biznesnin, për Durrësin tonë për ta shndërruar atë në nyje të rëndësishme, në port të rëndësishëm dhe gjithë Shqipërinë. Votoni unanimisht nr 12 pa parë emrat tanë aty, sepse duke votuëar PS kemi fituar të gjithë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb