Ministri i koordinuar për menaxhimin e situatës së koronavirusit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se Shqipëria dhe ekonomia e saj arriti rezultate të shkëlqyera.

Ahmetaj thotë se racioni në luftë nuk është asnjëherë i mjaftueshëm por thotë se çelësat e suksesit të Shqipërisë gjatë pandemisë ishin disiplina e qytetarëve dhe masat e qeverisë.

Kurse profesor Ardian Civici thotë se rimëkëmbja e ekonomisë duhet të bazohet tek rritje e konsumit ndërkohë që thotë se ekonomia për një të ardhme të sigurtë duhet të bazohet tek invoacioni dhe dixhitalizimi.

ARBEN AHMETAJ: Buxheti i shtetit ka marrë në kurriz 100% të interesit. Si mendoni ju që në një luftë qenka racioni i mjaftueshëm për t’u ngijuar. Edhe kur është më shumë se një racion prap kursehet se nuk e di çfarë vjen.
Një vend me rezultate të shkëlqyera për shkak të disiplinës së qytetarëve si dhe masave të qeverisë. Më pas vijnë dhe paketat ndihmëse.

ARDIAN CIVICI: Nga pikëpamja ekonomike çdo para që hyn ka impakt të mirë. Në momentin që ne do fillojmë pranin e rindërtimit dhe ringritjes, cilat do të jenë investimet për të rigjallëruar ekonominë dhe konsumin. Ekonomia shqiptare një pjesë të rëndësishme ka konsumin në ringritjen e saj. Dhe konsumi u godit. Konsumi ka rënë në nivelin 30 – 40- 50% duke u bazuar tek produktet bazë. Kurse produktet e tjera është i stopuar. Rikthimi në normalitet duhet bazuar tek konsumi. Duhet një strategji zhvillimi më afatgjatë. Do të ishte me interes që strategjia duke mësuar dhe nga kjo krizë të minimizojmë riskun e funksionimit të ekonomisë por dhe për një ekonomi të strukturuar më mirë, të orientuar më mirë drejt inovacionit dhe dixhitalizimit, që janë rruga më e sigurt sa i përket shëndetit të ekonomisë tonë.

ARBEN AHMETAJ: Modeli ekonomik ishte rritja e të ardhurave, rritja e eksporteve, rritjes ekonomike dhe forcimit të segmenteve si sektori i turizmit që bëri bum vitin e kaluar 6 milionë, këtë vit do kapërcente 10- 15%.
Na ndodhën fatkeqësi, duhet të sillemi si krijesa njerëzore.
Sa u zvogëlua defiçiti i llogarisë koherente, pse u zvogëlua para krizës, si financohej, me investime të huaja apo borxhe. Modeli ekonomik ndryshoi. Në 2012 e kishe gjithë llogarinë koherente me borxhe, do shkoje në defiçit 9%. Ajo është shumë e keqe nëse sheh shëndetshmërinë e ekonomisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb