Në studion e emisionit “Open” në News24 por diskutohet për situatën ekonomike për shqiptarët në gjatë 2022-shit.

Sipas akademikes Zana Guxholli, kriza ekonomike botërore ishte një justifikim i përdorur nga qeveria duke e lidhur me tërmetin e 26 nëntorit më 2019 dhe periudhën e Covid-19, teksa ka shtuar se shqiptarët janë në varfëri dhe çdo goditje e jashtme transformohet akoma më e madhe në Shqipëri.

Më tej ajo shtoi se shqiptarët nuk kanë asnjë minimum jetik dhe 2022 e çoi varfërinë në palcë.

“Justifikimi që qeveria përdori ishte kriza ekonomike botërore, që në fakt fatkeqësisht është dhe për ne ishte më e  rëndë pasi jemi përballur me Pandeminë dhe tërmetin. Ekonomia shqiptare ka kohë që është në krizë. Në një artikull “The Guardian” me ironi ka thënë se i vetmi vend që nuk e pati aq të lartë inflacionin ku ekonomia e kanabisin e mbajti stabël. Treguesit ekonomi i kemi parë dhe nga mediat e tjera ndërkombëtare. Ata thonë se shqiptarët janë në varfëri dhe çdo goditje botërore përkthehet si një më e madhe në Shqipëri. Rogat janë 30000-35000lrkë rrogë, një shoqëri e varfër kur tërë këto goditje kthehen në varfëri. 2022 e çoi varfërinë në palcë. Rritja  çmimeve goditi konsumin, rrogat pothuaj të ngrira nuk e neutralizojnë dot inflacionin. Ata që marrin ndihmë ekonomike e dimë sa marrim. Nuk kemi asnjë minimum jetik. Ju media na trishtoni çdo natë kur shohim se çfarë po jetojmë. Shqipëria është me numrin më të lartë të varfërisë, me të ardhurat për frymë vjen për shkak të keq qeverisjes”, u shpreh Guxholli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb